Monday, 18. May 2026
Sport

Aydin pritet nga presidenti i Fenerbahces

GS 24/10/2023 1 Min. Lesezeit

Olgun Aydin, presidenti i klubit të futbollit Shkupi, është pritur nga homologu i tij i klubit turk Ali Koc i Fenerbahces.

Takimi mes tyre ka qenë një mundësi e rëndësishme për të diskutuar rreth bashkëpunimit edhe më të madh mes dy klubeve.

Ata kanë shqyrtuar ide për shkëmbimin e futbollistëve, përvojave, si dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e futbollit.

“Presidenti i FC Shkupi, Aydin, ka shprehur falënderim për mikpritjen e ngrohtë të Ali Koc dhe e ka vlerësuar si një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve sportive ndërmjet dy vendeve.

Ky takim është një shenjë e qartë e dëshirës së dy presidenteve për të përmirësuar lidhjet dhe për të ndarë një vizion më të gjerë për të ardhmen e futbollit në rajon”, njofton klubi shkupjan.

Teilen: