Monday, 18. May 2026
Sport

Enea Koliçi: Astana nuk është ekip i dobët, në Prishtinë kemi treguar se jemi ekip i fortë

GS 25/10/2023 1 Min. Lesezeit

FC Ballkani do të përballet të enjten e kësaj jave me Astanan në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Sfida që fillon në ora 18:45, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, m skuadrën nga Suhareka që cilësohet si favoritë në letër.

Përkrah trajnerit Ilir Daja u shfaq edhe Enea Koliçi në konferencën për shtypin përpara takimit Ballkani-Astana.

“Në Prishtinë kemi treguar se jemi ekip i fortë. Është e rëndësishme të mbajmë portën të paprekur. Ne gjithmonë futemi në fushë për të fituar. Astana nuk është ekip i dobët, edhe pse nuk ka fituar ende në grupe. Kemi respekt për kundërshtarin, por më shumë respektojmë veten”, tha Enea Koliçi nw konferencë.

Viktoria Plzen është aktualisht lider i Grupit C me gjashtë pikë, Ballkani dhe Duinamo Zagrebi me nga tri dhe Astana ende pa pikë.

Natyrisht se kjo është një mundësi e mirë për kampionin e Kosovës që të arkëtojë pikët e plota, për të shkuar në kuotën e gjashtë pikëve. /Lajmi.net/

Teilen: