Mançester Junajtid mori një fitore me peshe në një ndeshje disi dramatike në fund ndaj Kopenhagen në raundin e tretë në grupet e Ligës së Kampionëve. Ky takim u vulos për “djajtë e kuq” nga lojtarët që kanë qenë më të kritikuar, mbrojtësi Meguajer dhe portieri Onana.
Anglezët patën fat, pasi Kopenhagen humbi një penallti në minutën e 97-të. Andre Onana priti penalltinë e Larson duke rezultuar vendimtar për Mançesterin, që me këtë trepikësh mbetet në lojë për të arritur kualifikimin.
Por në këtë rast portieri kamerunas duhet ta falënderojë shokun e skuadrës së tij, Alehandro Garnaçon, që përdori një “hile” te penalltisë së danezëve.
Talenti argjentinas shkoi te pika e bardhë e 11-metërshit dhe e dëmtoi atë me këmbë, duke bërë gropë, para se Larson të merrte topin dhe ta godiste penalltinë.
Sigurisht që dëmtimi i pikës së penalltisë ka qenë një ndihmesë e madhe për Onanan që ta presë goditjen e Larson dhe t’i siguroj fitoren “djajve të kuq”. Tifozët e lavdëruar Garnaçon për gjestin e bërë duke e konsideruar edhe atë si hero së bashku me Onanën.
The boy may never have lived in Argentina but the boy has Argentina in his DNA!! Absolutely love the Dark Arts / Intelligence shown here by Alejandro Garnacho 🇦🇷 ❤️#MUFC #Onana #Maguire @FootFerreira @rashfordargento pic.twitter.com/jj668dZql8
— Erik Ten Heisenberg (@HeisenbergTen) October 24, 2023
;
PANORAMASPORT.AL