Pak orë para fillimit të sfidës mes PSG-së dhe Milanit, është bërë e ditur për një mungesë të veçantë në stadium sot. Sfidën në fjalë nuk do ta ndjekë në tribunën VIP presidenti i klubit parisien, Naser Al Khelaifi.
Ky i fundit raportohet se ka pësuar një dëmtim në gju dhe është dashur që të operohet në mënyrë urgjente për problemet e krijuara. Ai dëshironte që të ishte i pranishëm për të mos humbur sfidën e sotme por mjekët ia kanë ndaluar që të shkonte në stadium me paterica që të ndiqte këtë sfidë.
Ai duhet të jetë nën kontrollin e mjekëve dhe ka nevojë për pushim absolut,. Ndaj “L’Equipe” bën të ditur se përtej ndonjë surprize të madhe, do të humbasë edhe një tjetër eveniment të rëndësishëm për të, ceremoninë e “Topit të Artë” të së hënës.
Kështu, Al Khelaifi do të jetë një mungesë e veçantë stadium, pasi të gjithë janë mësuar ta shohin në tribunë thuajse në të gjitha ndeshjet e PSG-së, që kur Katari mori pronësinë e klubit në vitin 2011.
PANORAMASPORT.AL