Wednesday, 20. May 2026
Sport

“Turami intuitë e Auzilios, të gjithë duan të rinovojnë”, Marota: Interi i dëshiruar nga shumëkush

GS 25/10/2023 1 Min. Lesezeit

Xhuzepe Marota foli për mikrofonat e “Sky Sports” dhe analizoi ecurinë e Turamit deri në këtë moment të kampionatit, duke u ndalur edhe te rinovimet.

auzilio marota

“Turam ishte një intuitë e Auzilios, ne e kemi ndjekur për një kohë të gjatë, një dëmtim e ndaloi dhe sot jemi krenarë që kemi bërë një operacion të tillë”, u shpreh administratori i deleguar që mbi rinovimet tha: “Të gjithë lojtarët në skuadër kanë shprehur qëllimin e tyre për të zgjatur kontratën e tyre me ne, një rezultat i mrekullueshëm.

Do të thotë se klubi është edhe njëherë i fortë, i dëshiruar nga shumëkush. Ne jemi duke kontaktuar me shumë agjentë për të siguruar që skuadra të jetë solide dhe jetëgjatë edhe me kontrata të gjata”

PANORAMASPORT.AL

Teilen: