Wednesday, 20. May 2026
Sport

Barcelona mbetet e pamposhtur në Ligën e Kampionëve

GS 25/10/2023 1 Min. Lesezeit

Barcelona ka arritur fitoren e tretë nga po aq ndeshje në Ligën e Kampionëve.

“Viktima” e radhës ishte Shakhtar Donetsk që u mposht me rezultat 2:1, shkruan lajmi.net.

Fermin Lopez ka qenë ylli i deri më tanishëm, ai depërtoi përmes mbrojtjes së Shakhtarit për të bërë shansin e parë të natës, por gjuajtja e tij nga afër u mbajt jashtë nga Dmytro Riznyk.

Epërsia erdhi në mes të pjesës së parë, kur Ferran Torres me një goditje të fort shënoi, pasi përpjekja fillestare e Lopez u kthye nga traversa.

Lopez u fut në veprim vetë pak çaste më vonë, duke marrë një pasim nga Torres, të cilën e qoi në rrjet me ndihmën e traversës.

Dominimi i skuadrës spanjolle vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por nuk ka arriti ti shfrytëzoj rastet.

Mysafirët e bënë lojën më interesante me golin e Georgiy Sudakov, por që nuk ishte e mjaftueshme për pikë.

Barcelona është në vendin e parë me nëntë pike, kurse Shakhtar është në vendin e tretë me tri pike. /Lajmi.net/

Teilen: