• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Festë në Pejë, kampionët e Kosovës mposhtin Heroes Den Bosch

25/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Peja në shtëpi ka shënuar një fitore të jashtëzakonshme në grupet e FIBA Europe Cup.

Pejanët kanë mundur Heroes Den Bosch me rezultat 99:84 (23:29, 19:19, 31:16, 26:20).

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në shtatë pikë, 9:16, megjithatë pejanët të motivuar nga tifozët u rikthyen për të ngushtuar rezultatin në 21:24, ndërsa çereku i parë përfundoi 23:29.

“Verdhezinjtë” me një seri prej 5:0 e nisën periudhën e dytë për 28:29, e më pas edhe 31:32, por holandezët shkuan në pushim me rezultat 42:48.

Peja ishte e jashtëzakonshme në periudhën e tretë. Kampionët e Kosovës bën përmbysjen për të kaluar në epërsi 55:51, dhe më pas e thelluan këtë epërsi në nëntë pikë, 73:64, sa ishin shifrat pas 30 minutash.

Verdhezinjtë shtuan epërsinë edhe më shumë në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar 99:84.

Te Peja i jashtëzakonshëm ishte Jay Jay Chandler me 30 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, ndërsa u ndihmua nga Tervell Beck me 18 pikë, Jacob Calloway me 21 dhe Arian Qallaku me 15 pikë.

Për Pejën kjo ishte fitorja e parë në këtë edicion të grupeve në FIBA Europe, kurse humbja e dytë për Heroes Den Bosch.

Peja në sfidën e ardhshme më 1 nëntor është mysafire e PGE Spojnia Stargard.

Next Post

Sulmoi fizikisht trajnerin, Montpellier përjashton ish-in e Liverpoolit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.