• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, October 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ramos, gati të kthehet te “La Roja”

25/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sergio Ramos mendon të rikthehet në kombëtaren spanjolle, pasi i dha lamtumirën “La Rojas” në shkurt.

“Të gjithë e dinë iluzionin që do të kisha pas kthimit në kombëtare. Kthimi nuk varet nga unë. Ajo që varet nga unë është të bëj më të mirën dhe të jem në nivelin tim më të mirë.

Përzgjedhjen e vendosin të tjerët”, tha mbrojtësi për Movistar, pas humbjes së Sevillas ndaj Arsenalit, në Champions League.

“E kam ende këtë shpresë (për t’u kthyer) dhe për të dhënë gjithçka për ekipin tim, Sevillan.

Po përmirësohem pak nga pak, po grumbulloj minuta dhe ndihem në formë më të mirë. Kohët e fundit kam marrë një vendim, sepse futbolli ndonjëherë nuk është vetëm futboll. Nëse rrethanat e lejojnë…

Të gjithë e dinë se çfarë do të thotë të përfaqësosh vendin tënd. Do ta shohim së shpejti”, përfundoi Ramos.

Qendërmbrojtësi 37-vjeçar ka luajtur gjashtë ndeshje për Sevillan këtë sezon dhe ka dhënë një asistim.

Next Post

LIVE CHAMPIONS, GRUPI G/ Siti në “gjumë”, Lajpcig e mbyll pjesën e parë me një gol (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.