• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ksavi bën diplomatin para “Klasikes”: Reali është i fortë, e shoh 50 me 50

26/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka mundur Shahtjor Donjetskun 2-1 dhe kalimi për në 16 më të mirat e Ligës së Kampioneve duket një formalitet për kampionët e Spanjës. Me Barçën që i gëzohet suksesit të tretë në Champions në po kaq ndeshje, të gjithë kanë pritur me kërshëri trajnerin Ksavi Hernandez.

KSAVI

Dy kanë qenë temat kryesore, përballja e së shtunës me Realin dhe gjendja e Zhoao Feliks që kërkoi zëvendësimin rreth çerek ore nga fundi i takimit. Trajneri i Barcelonës është shfaqur optimist për situatën e portugezit.

“Nga informacionet që kam marrë nga stafi, bëhet fjalë për një goditje të fortë. Por do ta përjashtoja një dëmtim muskulor. Nuk ka vend për panik, por do të tregohemi të kujdesshëm. Shpresoj të mos ketë asnjë rrezik për ndeshjen e së shtunës”, tha Ksavi. E duke qëndruar te Reali, trajneri i Barcelonës ka zgjedhur të përdorë një gjuhë diplomatike. “Ndeshjet kundër Realit janë gjithnjë të vështira. Madridi është shumë i fortë dhe është e pamundur të bësh një parashikim. Unë them se shanset janë të barabarta”.

Trajneri i Barcelonës ka folur dhe për Fermin Lopez që ka shkëlqyer kundër Shahtjorit. “Është një lojtar që më argëton. Po punon shumë fort dhe shumë mirë dhe po na ndihmon së tepërmi. Të shohim për të shtunën, po shënon gola, po tregon se është një lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe kjo vlen shumë”, nënvizoi Ksavi, i cili natyrisht ka komentuar dhe suksesin ndaj ukrainasve.

“Ishte një ndeshje që e kishim nën kontroll, por e ndërlikuam vetë në fund. Gjithsesi nëse e analizojmë në tërësi mund të them se ishte një takim i mirë për ne”, deklaroi trajneri i Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kjo ishte arsyeja që Fadil Muriqi u mllefos keq dhe e braktisi Kosovën! 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.