Mikael Balak ka pasur fatin në karrierën e tij si futbollist profesionist të djersijë fanellën e Bajern Mynihut dhe Bajer Leverkusenit. Në një rrëfim të shkurtër, ish-mesfushori ka dhënë argumentet e tij se përse beson te suksesi i “aspirinave” në Bundesligë.
“Ecuria fantastike e Leverkusenit përgjatë këtij sezoni ka ndikuar që pretendentët t’i marrin më seriozisht për çështjen titull. Ftohtësia e lojtarëve në drejtimin e Ksabi Alonsos para portës mike meriton vlerësime të larta.
Kampionati është ende i gjatë dhe shumë komponentë mund të ndryshojnë, por kryesuesit aktualë kanë dhënë sinjale të qarta dhe unë besoj se ata mund ta përmbushin misionin, fitimin e Bundesligës”, e mbylli Balak.
PANORAMASPORT.AL