• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Humbja me Shqipërinë vulosi fatin e serbit, Bullgari shkarkon trajnerin Krstajiç

26/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja miqësore me Shqipërinë ka qenë e fundit për serbin Mladen Krstajiç si trajneri i kombëtares bullgare. Shkarkimi i tij  ishte përfolur prej kohësh, madje që pas humbjes 2-0 në “Air Albanai” ku për kuqezinjtë e trajnerit Silvinjo shënuan Qazim Laçi dhe Ernest Muçi.

krstaic

Trajneri serb e drejtoi Bullgarinë në 12 ndeshje, por humbja me Shqipërinë vulosi përfundimisht fatin e 49-vjeçarit., i cili tashmë është shkarkuar nga federata e futbollit bullgar.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Bullgare të Futbollit (BFU), vendosi së fundmi ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun serb. Krstajiç e la Bullgarinë në vendin e fundit në grupin G të eliminatoreve të “Euro 2024” me vetëm 2 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje.

“Pas rezultateve që ka arritur skuadra, ka qenë vendim unanim për shkarkimin e Mladen Krstajiç. Pra ishte e natyrshme që të ndodhte.

Ne jemi duke negociuar me një trajner tjetër, jemi në fazën finale, por nuk kemi vendimin përfundimtar. Kështu që ende nuk mund ta shpallim”, deklaroi Georgi Ivanov, drejtori teknik i BFU.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Barcelona nxjerr në shitje stolat e “Camp Nout”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.