Monday, 18. May 2026
Sport

Talenti Ernest Muçi e detyron kundërshtarin të shkaktojë autogol

GS 26/10/2023 1 Min. Lesezeit

Talenti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi rikthehet sërish protagonist në Ligën e Konferencës me Legia Varshavën, kësaj here në përballjen ndaj boshnjakëve të Zrinjskin në Bosnje.

Në minutë 33-të, 22-vjeçari ishte protagonist në golin e barazimit të Legias, teksa pas një skeme të bukur nga goditja e dënimit, Muçi lëvizi bukur nga e djathta, duke hedhur një top të rrezikshëm në zonë.

Ky top i harkuar nga talenti shqiptar, duket se “hipnotizoi” mbrojtësin kundërshtar Jakovljevic që e devijoi në portën e tij, duke shkaktuar autogol.

Meritë absolute për këtë ka padyshim Ernest Muçi.

Ai dy javë më parë në Ligën e Evropës shkëlqeu ndaj Aston Villës duke i realizuar dy gola. Eurogol ka realizuar edhe me Kombëtaren shqiptare në miqësoren me Bullgarisë.

Në ndeshje për Legian për 87-të luajti edhe futbollisti tjetër shqiptar, Jurgen Çelhaga.

Legia pas tre ndeshjeve i prinë tabelës me gjashtë pikë të mbledhura.

Teilen: