Monday, 18. May 2026
Sport

“Nuk duan të na shohin në Evropë” – trajneri i Astanas befason me fjalët pas ndeshjes me Ballkanin

GS 27/10/2023 2 Min. Lesezeit

Astana ka triumfuar kundër Ballkanit të enjten mbrëma (dje) në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Ekipi nga Kazakistani fitoi 1:2 ndaj kampionëve të Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Trajneri i Astanas, Grigory Babayan pas përfundimit të ndeshjes ishte i pakënaqur me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtarët.

“Jemi shumë të pakënaqur me arbitrimin e sotëm. Kishte shumë momente që u interpretuan jo në favorin tonë. Gjyqtari ka ndarë kartonat e verdhë për lojtarët tanë dhe as nuk e ka paralajmëruar lojtarin kundërshtar kur sulmoi portierin tonë”, tha Babayan për ratings.kz, përcjell lajmi.net.

“Nuk e di se me çfarë lidhet kjo. Ndoshta ata nuk duan të na shohin në Evropë. Gjëja më e rëndësishme është ta fitojmë këtë ndeshje. U përpoqa të qetësoja djemtë tanë, sepse gjithçka po shkonte drejt largimit. Është mirë që gjithçka funksionoi”, deklaroi ai.

Ballkani me disfatën e mbrëmshme është i treti në Grupin C me tri pikë, po aq sa Astana e fundit.

Lider i grupit është Plzen që ka nëntë pikë, ndërkohë i dyti është Dinamo Zagreb me tri pikë./Lajmi.net/

Teilen: