• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ylli i Bajernit i thotë “jo” rinovimit, në pritje është Mançester Siti

27/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Xhamal Musiala po merr profilin e Alfonso Dejvisit në media, aq sa të lakohet si opsion i mundshëm për largim verën e ardhshme.

musiala

Prestigjiozja gjermane “Bild” theksoi para pak ditësh se përfaqësuesit e Musialës e kanë “ngrirë” si diskutimrinovimin, të paktën deri në vitin 2024, e ku do të jepet vendimi final nëse talenti 20-vjeçar do të vazhdojë karrierën me kampionët e Bundesligës apo do të kërkojë eksperiencë të re profesionale.

Raportimet e “El Nacional” theksojnë se Pep Guardiola e ka vënë në krye të objektivave verën e ardhshme futbollistin me numër “42” në grupin e Tomas Tuhelit.

“Bambi” (pseudonim, i cili i referohet Xhamal Musialës), ka kontratë me bavarezët deri në vitit 2026, por ai e ka shprehur se Premier Liga angleze mbetet sensacion për të.

Po në këtë linjë, Guardiola ka identifikuar Real Madridin si pretendentin në rrëmbimin e Xhamalit.Përveç Musialës, “galaktikët” kërkojnë edhe mbrojtësin e rekordmenëve gjermanë Alfonso Dejvis.

Një nga arsyet kryesore që raportoi “Bild” para pak ditësh mbi zhvendosjen e mundshme të futbollistit 20-vjeçar vjen si rezultat i pasigurisë së Bajernit në arritjen e objektivave.

Nëse Kejn me shokë ia dalin të rikthejnë ekipin në majë të Europës, vështirë se “regjisori” i sulmit të kampionëve do të aspirojë aventurë tjetër përveç Mynihut.

Protagonisti në fjalë erdhi nga akademia e Çelsit në vitit 2019 për shumën e 200 mijë eurove.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Trajneri i Real Madrid ndan mendjen për formacionin titullarë në El Clasico – Camavinga i sakrifikuari

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.