Rikthimi kaq i shpejtë i mundshëm i David de Geas te Mançester Junajtidi mund të jetë një rekord për shpejtësinë në të cilën ka ndodhur. Por një numër i madh yjesh futbolli janë rikthyer në ishskuadrat e tyre në të kaluarën. Qoftë për një dorë të fundit për t’i dhënë skuadrës apo për të respektuar një premtim të vjetër. Tifozëve u pëlqen të shohin një ikonë të kthehet në shtëpi për herë të fundit.
Ndërsa ata që janë kthyer në ish-klubet e tyre vitet e fundit janë Kristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimoviç, Didier Drogba apo Tieri Henri. Dyshja u kthye te Mançester Junajtidi dhe Arsenali respektivisht, duke iu rezervuar një pritje heronjsh nga tifozët. Pasi u transferua si një 18-vjeçar i panjohur nga Sportingu i Lisbonës në vitin 2003, Ronaldo u shndërrua në një kampion dhe fitues të “Topit të Artë” nga Sër Aleks Ferguson. Në kohën kur ai u largua nga “Old Trafford” në vitin 2009, ai kishte fituar “Topin e Artë” të parë dhe kishte shënuar 84 gola në Premier Ligë.
Pasi u kthye edhe në ikonën e Realit të Madridit dhe pas tri vitesh në Itali me Juventusin, portugezi u rikthye në “Old Trafford” duke refuzuar edhe Sitin pasi foli me Fergusonin. Tieri Henri është golashënuesi më i mirë i Arsenalit me 226 gola, përpara se të firmoste me Barcelonën në 2007 dhe shkonte në SHBA. Por më vonë atij do t’i jepej shansi për t’u rikthyer atje ku u shndërrua në një ikonë futbolli, duke firmosur një huazim njëmujor me Arsenalin në 2012. Pak tifozë do të kishin vënë bast se Didier Drogba do të bëhej një legjendë e Çelsit kur ai iu bashkua klubit për 24 milionë paund në 2004.
Sulmuesi u largua pas triumfit në finalen e Champions-it kundër Bajernit, duke vazhduar te Gallatasaraji dhe Shangai, përpara se të rikthehej në Londër dy vite më vonë për të mbuluar Diego Kostën. Por edhe Zlatan Ibrahimoviç është një emër i rëndësishëm, i cili pavarësisht se ka luajtur për nëntë klube gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, nuk ka askund që suedezi të mbahet mend më me shumë dashuri se te Milani.
Ai luajti për gjigantët italianë në formë huazimi nga Barcelona për sezonin 2010-‘11 përpara se të transferohej përfundimisht. Ibra fitoi titullin atë sezon me 28 gola të shënuar në kampionat përpara se të largohej drejt Parisit në 2012. Pas aventurës franceze, me Junajtidin dhe La Galaksinë, ai u kthye në Milani për të mbyllur karrierën duke i frymëzuar në një tjetër titull kuqezinjtë, të parin që prej vitit 2011.
PANORAMASPORT.AL