Monday, 18. May 2026
Sport

E rrallë: Dy tifozeri rivale bëhen bashkë në një tribunë, shpalosin koreografi të përbashkët në takimin e Ligës së Evropës

GS 27/10/2023 1 Min. Lesezeit

Në stadium jemi mësuar gjithnjë të shohim tifozeritë e skuadrave të qendrojnë në tribunat pas portave për të shmangur përplasjet mes tyre.

Por rivaliteti nuk është gjithmonë e vetmja alternativë. Një skenë e çuditshme ndodhi mbrëmjen e djeshme në Marsejë.

Tifozët e AEK-ut të Athinës dhe të Marseilles u bënë bashkë në stadium, duke qendruar përkrahë njëri-tjetrit.

Ultrasit e të dyja skudrave kishin përgatitur një koreografi të përbashkët, duke dhënë mesazhin e vëllazërisë mes tyre.

Gjithashtu, të dyja tifozeritë kanë marshuar së bashku në rrugët e qytetit përpara ndeshjes së vlefshme për Ligën e Evropës.

Kujtojmë se tifozët e AEK-ut të Athinës, të Marseilles dhe të Livornos kanë krijuar atë që njihet si “trekëndëshi i vëllazërisë“./Lajmi.net/

Teilen: