Mikel Arteta ka njoftuar se Gabriel Jesus dhe Thomas Partey do të mungojnë në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit në Premier League kundër Sheffield United.
Sulmuesi brazilian u zëvendësua në fitoren e Ligës së Kampionëve kundër Sevillas të martën e kaluar, pasi u ankua për një dëmtim, shkruan lajmi.net.
Arteta zbuloi se lojtari ka pësuar një lëndim muskulor dhe potencialisht mund të mungojë për javët e ardhshme, që do të thotë se ai mund të jetë jashtë deri në pushimin e ardhshëm ndërkombëtar në nëntor.
“Skanimet tregojnë se ka një dëmtim muskulor. Mund të na mungojë sërish për disa javë. Me Gabin nuk mund t’ju jap asnjë afat kohor sepse ai gjithmonë na befason. Ai ndjeu diçka atje, ishte një veprim shumë i sikletshëm. Është e vërtetë që ai kishte shumë ngarkesë në ato ndeshje që luante me kombëtaren dhe me ne. Ai nuk ka bërë për një kohë të gjatë, është një lajm i keq për ne,” shtoi ai.
Ndërkohë, Partey, i cili kishte marrë një lëndim në kofshë në stërvitje përpara ndeshjes me Sevilla, gjithashtu pritet të kalojë javët e ardhshme në tryezën e trajtimit.
Jesus dhe Partey i bashkohen Jurrien Timber në listën e lëndimeve dhe ka të ngjarë të humbasin ndeshjet e radhës kundër Sheffield, Newcastle United dhe Burnley.
Ata gjithashtu pritet të mbeten të padisponueshëm për ndeshjen e Carabao Cup kundër West Ham dhe ndeshjen e Champions League kundër Sevillas në Emirates Stadium. /Lajmi.net/