• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

STATISTIKAT/ “Old Trafford” pret derbin e 191-të të Mançesterit. Asnjë barazim në 21 duelet e fundit

27/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

– Premier Liga do të luajë këtë të diel një prej ndeshjeve më të rëndësishme të historisë, ndërsa “Old Trafford” do të jetë skena e derbit numër 191 të Mançesterit.

stadiumi

– Vitet e fundit, dominimi i “djajve” në këtë duel është zbehur: Junajtid ka humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit (1 fitore) kundër Sitit, përfshirë finalen e Kupës FA në qershor, e cila i lejoi skuadrës së Guardiolës të kompletonte edhe tripletën historike.

– Junajtid ka bërë një prej nisjeve më të vështira të sezonit të Premier Ligës. Këtë sezon ata kanë fituar gjashtë ndeshje me diferencë të një goli.

– Ndeshja e fundit në “Old Trafford” në Premier Ligë përfundoi me fitoren e “djajve” 2-1, por vëmendjen e asaj fitoreje e morën polemikat në lidhje me golin e barazimit të Bruno Fernandeshit.

– Mançester Siti do të mundohet që të shmangë humbjen në dy ndeshje radhazi në “Old Trafford”, një rekord negativ që ata nuk e kanë parë të ndodh që prej shkurtit të vitit 2011. Në atë moment Siti nuk e kishte fituar ende titullin e parë të Premier Ligës, ndërsa sot e kanë fituar atë shtatë herë, duke u renditur në vend të dytë, vetëm pas 13 titujve të Premier Ligës që kanë fituar rivalët e Junajtidit.

– Siti kërkon të vendos një rekord këtë sezon, duke fituar titullin e katërt radhazi të Premier Ligës, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë në histori.

– Markus Rashford ka vendosur këmbën e tij në secilin prej tre fitoreve të fundit të Junajtidit në Premier Ligë kundër Mançester Sitit, përfshirë golin e fitores në suksesin 2-1 në janar.

– Erling Haland nuk shënoi vetëm në vizitën e fundit në “Old Trafford”, por sulmuesi i Sitit ka kontribuar direkt në 5 gola në fitoren 6-3 ndaj Junajtidit në “Etihad” sezonin e shkuar: 3 gola të shënuar dhe 2 asiste.

– Asnjë nga 21 ndeshjet e fundit të Mançester Junajtidit nuk ka përfunduar në barazim.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

FIBA merr vendim për klubet nga Izraeli, Trepça e zbulon se ku do ta luajë ndeshjen kundër Hapoel Galil Elion

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.