• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

100 fitore të Interit në Champions, ja 10 më të bukurat

27/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Duke mposhtur Salcburgun të martën (2-1), Interi ka arritur fitoren e 100-të në histori në Ligën e Kampioneve (përfshirë Kupën e Kampioneve). E para daton në 25 shtator 1963 në”San Siro” kundër Evertonit, 1-0, me golin e Zhair dhe me Helenio Herrerën në pankinë.

Mourinho-Materazzi-e1539273481579

Ndër sukseset e paharrueshmejanë finalet ndaj Real Madridit, Benfikës dhe Bajern Mynihut,përmbysja e “magjistarit” Herrera ndaj Liverpulit, por edhetriumfet ndaj Çelsit e Barçës, pa lënë pas euroderbin e sezonit të shkuar. Më poshtë janë në rend kronologjik 10 nga fitoret më të bukura në këtë kompeticion për Interin.

27-5-1964: INTER-REAL MADRID 3-1

Është nata e triumfit të parë europian, të Kupës së Kampionëve të ngritur nga Helenio Herrera dhe të tijtë. Një kapitulli paharrueshëm në historinë e zikaltërve, në Vjenë kundërReal Madridit të Pushkashit, Di Stefanos dhe Gentos, Interiluan një ndeshje perfekt. Macola dhe Milani e çojnë në 2-0,por nuk dridhen as pas 2-1 sepse në minutën e 31-të të pjesëssë dytë Macola e dërgon në 3-1.

12-5-1965: INTER-LIVERPUL 3-0

Një tjetër ndeshje legjendare. Inter humbi 3-1 në ndeshjen eparë të gjysmëfinales dhe ka një punë të madhe për të bërë. Pas 9 minutash zikaltrit janë në avantazh 2-0 falë Korsos dhePeiros, por stadiumi shpërthen pas një lëvizjeje të Faketit që trefishon rezultatin. “Të kuqtë” përmbysen dhe italianët fluturojnë për në finale ndaj Benfikës.

27-5-1965: INTER-BENFIKA 1-0

Interi ka avantazhin për të luajtur finalen në “San Siro”-n etyre, por Benfika e Euzebios është një rival i keq. Ndeshja uvendos nga Zhair në minutën e 42-të, më pas zikaltrit rezistuan dhe ngritën trofeun e lakmuar për të dytin sezon radhazi.

18-3-1981: CRVENA ZVEZDA-INTER 0-1

“Mrekullia në Beograd” kryeson faqet e para të gazetave.Interi duhet të fitojë pas 1-1 në ndeshjen e parë në “San Siro”dhe e bën këtë falë një goli të Muraros duke prenotuar gjysmëfinalen kundër Realit. Aty humbasin, por ndaj serbëve bën përshtypje një farë Bergomi, 17 vjeç.

25-11-1998: INTER-REAL M. 3-1

Një tjetër 3-1 ndaj Real Madridit, pas finales së Kupës sëKampionëve të vitit 1964. Kësaj radhe në fazën e grupeve, por Interi është spektakël dhe Roberto Baxho shkëlqen menjë dopietë në 7 minuta. Më herët nga një gol për Zamoranon dhe për madrilenin Sedorf.

16-03-2010: ÇELSI-INTER 0-1

Eto ishte përgjegjës për arritjen në “Stamford Bridge”, pasidjemtë e Murinjos fituan 2-1 kundër ekipit të Ançelotit nëndeshjen e parë. Të gjithë e mbajnë mend festën e kamerunasit 9 minuta nga fundi, por meriton të përmendet edhe njëndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përmbysja 2-1 në Kiev kundër Dinamos më 4 nëntor 2009.

20-04-2010: INTER-BARCELONA 3-1

“Blaugranët” dhe ish-i Ibrahimoviç arrijnë në Milano pas 15orësh udhëtim (me autobus) falë shpërthimit të vullkanit islandez Eyjafjallajokull. Spanjollët kalojnë në avantazh me Pedron, por më pas dominojnë lojtarët e Mout. 1-1 nga Shnaijder,2-1 nga Maikon dhe 3-1 nga Milito. Pavarësisht humbjes në”Camp Nou” finalja është e sigurt.

22-05-2010: BAJERN M.-INTER 0-2

Është nata e triumfit të tretë në kupën më prestigjioze, e paranë të quajturën Ligë e Kampioneve. Nga babai Anxhelo Morati në 1964-ën dhe 1965-ën tek djali Masimo Morati në 2010-ën. Nga Helenio Herrera te Zhoze Murinjo. Heroi i finales është “princi” Milito, i cili shënoi një dopietë që e ngjiti Interin pas 45 vitesh në majën e Europës.

15-03-2011: BAJERN M.-INTER 2-3

Ndeshja e dytë e raundit të 1/8-ave dhe pas triumfit të bavarezëve në “San Siro” me një gol të Mario Gomezit, zikaltrit e Leonardos triumfojnë në “Allianz”. Gol i Etosë, i përmbysurnga Myler dhe Gomez, por në pjesën e dytë Shnaijder barazondhe 2 minuta nga fundi shënon Pandev. Interi në çerekfinale, ku eliminohet nga Shalke.

10-05-2023: MILAN-INTER 0-2

Euroderbi i parë i sezonit të kaluar, ndeshja e parë gjysmëfinale. Kuqezinjtë pa të dëmtuarin Leao, por Interi është më ifortë, më shumë në top, më i bindur: në 3 minuta, nga 8′ derinë 11′ shënojnë Xheko dhe Mikhitarian. Në kthim, punën epërfundoi Lautaro për një tjetër fitore dhe për të arritur në finale kundër Mançester Sitit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pa pankarta por 30,000 mijë bilbila presin Lukakun në San Siro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.