Monday, 18. May 2026
Sport

Beteja ligjore/ Sportingu e dërgon Interin në KAS, zikaltrit mbrohen

GS 27/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ende nuk është thënë fjala e fundit për betejën ligjore që Sportingu i Lisbonës po zhvillon kundër Interit për çështjen e Zhoao Marios.

ZHOAO MARIO

Portugezët kërkojnë nga zikaltrit të paguajnë 30 milionë eurot e klauzolës në kontratën mes palëve, që nuk lejonte lojtarin t’i bashkohej një klubi tjetër luzitan që nuk ishte Sportingu (Zhoao Mario u transferua te Benfika në 2021- shin, pasi kishte ndërprerë kontratën me zikaltrit).

Në korrik 2023, FIFA e ka hedhur poshtë pretendimin e klubit portugez, me këta të fundit që nuk e kanë lënë me kaq dhe kanë apeluar vendimin në KAS. Siç është raportuar në pasqyrën financiare të Interit: “Klubi zikaltër do të veprojë në organet kompetente për mbrojtjen e vet”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: