Në kuadër të tregut të transferimeve të verës së ardhshme, Milani mund të kthehet në gjurmët e Dani Olmos, lojtari katalanas i lindur në 1998 e që aktualisht luan për Lajpcigun. Kujtojmë se më herët kuqezinjtë patën negociuar me ish-klubin e tij, Dinamo Zagreb, kur Zvonimir Boban ishte ende drejtues kuqezi.
Duke u rikthyer te kroati, ai mund të luajë në të dy krahët, në 4-3-3, si dhe padyshim si fantazist, roli i tij natyral në një 4-2-3-1. Gjermanët që i rinovuan kontratën në qershor e do ta linin të largohej për 40-50 milionë euro.
Por Milani mund të luante një kartë të rëndësishme në një shkëmbim: Sharl de Ketelare, i vlerësuar rreth 25 milionë nëse Atalanta nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes.
Ndërkohë, kuqezinjtë vijojnë të monitorojnë Xhonatan Davidin e Lilës. Sulmuesi vlerësohet te 60-70 milionë eurot, por kontrata që i skadon në 2025 e bën më të lirë në treg.
PANORAMASPORT.AL