Tuesday, 19. May 2026
Sport

Chelsea e Brentford kanë publikuar formacionet zyrtare: Strakosha në stol, Broja mungon

GS 28/10/2023 1 Min. Lesezeit

Chelsea do të përballet me Brentford në kuadër të Premier League të shtunën në “Stamford Bridge”.

Brentford shkon në lojë i pamposhtur në tre ndeshjet e fundit , pasi ka shënuar gjashtë gola ndërsa ka pranuar vetëm një herë.

Megjithatë, skuadra e Mauricio Pochettino nuk ka fituar në shtëpi që nga fitorja 3-0 ndaj Lutonit në gusht.

Chelsea deri më tani ka zhvilluar nëntë  ndeshje në Premier League dhe ka tri fitore, tri humbje dhe tri barazime.

Skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.

Te Chelsea do të mungojë sulmuesi shqiptar, Armando Broja, i cili është i lënduar, derisa Thomas Strakosha do ta nis lojën në stol.

Chelsea:

Brentford:

Pas këtyre rezultateve skuadra nga Londra gjendet në vendin e 10-të me 12 pikë të grumbulluara.

Nga ana tjetër Brentford ka dy fitore, katër barazime e tri humbje dhe gjendet në vendin e 14-të me 10 pikë.

Ndeshja do të fillojë nga ora 13:30. /Lajmi.net/

Teilen: