• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Agim Ademi: Fitorja e futbollisteve të Kosovës, motiv për suksese të reja

28/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar kombëtaren e Kosovës në kategorinë e femrave pas fitores në Ligën e Kombeve.

Dardanet, të premten, në Shkup kanë shënuar fitore në përballje me Maqedoninë e Veriut, me rezultat 2:0, shkruan lajmi.net.

Ademi ka theksuar se kjo fitore duhet të jetë motiv për sukseset e ardhshme.

“Përgëzoj futbollistet e Kombëtares së Kosovës për fitoren e realizuar sot kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup, me rezultat 2:0. Kjo është fitorja e parë e Dardaneve në garën e re të UEFA-s për futbollin e vajzave/grave – Ligën e Kombeve, e cila u jep shtysë për suksese të reja dhe për arritje të objektivit për promovim në Ligën B. Uroj të gjitha futbollistet për këtë fitore dhe stafin në krye me trajneren Anneli Andersen për punën e bërë, duke iu dëshiruar rritje të performancës në vazhdimësi dhe fitore edhe në ndeshjet e ardhshme”, ka shkruar ai në platformën Facebook.


Kjo ndeshje i takoi xhiros së dytë të Grupit 5 në Ligën C.

Ndeshjen e radhës Dardanet e zhvillojnë të martën (më 31 tetor) sërish kundër Maqedonisë së Veriut, në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 17:00. /Lajmi.net/

Next Post

Trajnerët vendosin për dy lojtarët e kombëtares

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.