Tuesday, 19. May 2026
Sport

​Salah mund të arrijë një sukses të rrallë me Liverpoolin nesër

GS 28/10/2023 1 Min. Lesezeit

Mohamed Salah do të arrijë një sukses të rrallë në historinë e Liverpoolit.

Kjo nëse shënon gol në ndeshjen e nesërme kundër Nottingham Forestit.

Salah ka shënuar në të katër ndeshjet e Liverpoolit si vendas këtë sezon, kundër Bournemouthit, Aston Villas, West Ham United dhe së fundmi ndaj Evertonit.

Nëse Salah shënon nesër kundër Nottinghamit, ai do të bëhet vetëm lojtari i tretë në historinë e klubit që shënon në secilën prej pesë ndeshjeve hapëse të Liverpoolit në një sezon. 

Teilen: