Java e 9-të e Bundesligës gjermane ka prodhuar bollëk golash, ku padyshim bie në sy festivali i tundjes së rrjetave në Mynih, ku nuk munguan edhe tre kartonë të kuq.
Bajerni është treguar i pamëshirshëm ndaj Darmshtadit të mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, duke i shënuar tetë gola, të gjithë në 45 minutat e pjesës së dytë. Gjasula luajti vetëm 21 minuta, pasi doli nga fusha me karton të kuq. Pjesa e parë u mbyll 0-0, por me 3 kartonë të kuq, një ëpr Kishin e Bajernit që në minutën e katërt dhe dy për Dramshtad, Gjasula në minutën 21 dhe Maglica në minutën 41. Pjesa e dytë ishte një festival i vërtetë golash në Mynih.
Herri Kejn shënoi tre herë në këtë pjesë, ku i pesti për bavarezët ishte nga rreth 55 metra. Ndërsa nga dy gola shënuan Leroj Sane dhe Xhamal Musiala. Një gol shënoi Tomas Myler.
Ja rezultatet e ndeshjeve të tjera të luajtur gjatë pasdites në Bundesligë.
Augsburg – Volfsburg 3-2
B. Myshengladbah – Heidenheim 2-1
Shtutgard – Hofenheim 2-3
Verder Bremen – Union Berlin 2-0
Bajern Mynih – Darmshtad 8-0
Përmbledhja e golave (LINKU)
PANORAMASPORT.AL