• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Peja e fiton “El Clasicon” e Kosovës

28/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar derbi i Superligës së Kosovës në basketboll mes Sigal Prishtinës dhe Pejës, ku kjo e fundit e ka fituar ndeshjen të njohur ndryshe si “El Clasico” e Kosovës.

KB Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën me shifrat 95:80 (19:25, 26:27, 20:19, 30:9)

Në çerekun e parë kryeqytetasit ishin paksa më të mirë, ndërsa verdhezinjtë nuk lejonin shkëputjen e tyre, por një seri prej 5:0 në fund, bëri që të fitojnë këtë pjesë 25:19.

Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë, sidomos ishin të saktë për tri pikë dhe kjo ndihmoi të rritin epërsinë, që shkoi në 11 pikë, 45:34, por më pas pejanët me një seri prej 0:7, afruan rezultatin në 47:43, sidoqoftë, Prishtina sërish në fund ishte më e mirë dhe shkoi në pushim me rezultat 52:45.

Lojë interesante u zhvillua në çerekun e tretë, me mysafirët që disa herë afruan shifrat minimalisht, por sërish në fund, gjashtë pikë radhazi nga vendasit bën që rezultati pas 30 minutash të jetë 71:65.

Por, në dhjetë minutat e fundit dhe vendimtare, Peja ishte e jashtëzakonshme, duke bërë përmbysjen në 73:84, e më pas nuk e lëshuan epërsinë për të triumfuar në fund 80:95.

Basketbollistët më të mirë te Peja ishin Justin Davis me 17 pikë e 18 kërcime, Jacob Calloway me 20 pikë e tetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 13 pikë e shtatë asistime.

Në anën tjetër, më të dalluarit te Sigal Prishtina ishin Dardan Berisha me 17 pikë, Steven Davis me 14 pikë dhe Shaheed Davis me 14 pikë e nëntë kërcime.

Tani, Sigal Prishtina ka katër fitore e dy humbje, derisa Peja ka gjashtë fitore në gjashtë ndeshje të Superligës së Kosovës në basketboll.

Rezultati final i ndeshjes, 95:80 në favor të Pejës.

Next Post

Pjesa e parë: Prishtina në epërsi ndaj Gjilanit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.