• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Na duhen 5-6 raste për një gol”, Ksavi: Nuk e meritonim humbjen, Reali fitoi me dy gjuajtje e gjysmë

28/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona nuk e meritoi humbjen ndaj Real Madridit, sipas trajnerit Ksavi Hernandez.  Duke folur për DAZN, trajneri i katalanasve pohoi se ekipi i tij dominoi 60 minutat e para të ndeshjes, por kur nuk shënon për të shkuar në 2-0, futbolli i ka këto gjëra.

ksavi

“Na duhen pesë ose gjashtë raste për të shënuar një gol dhe ata shënojnë dy ose tre gola me dy ose dy raste e gjysmë,” u “ankua”  fillimisht Ksavi..

Ai pohoi se Madridi dukej i kënaqur me golin e barazimit të Belinghamit dhe i lumtur që kënaqej me një barazim derisa erdhi rasti i shënimit të golit të dytë, ku anglezi e kaloi topin përmes këmbëve të Mark Andre Ter Stegen.

Një “rezultat shumë i keq” i la një shije të hidhu, por ai gjithsesi mendoi se ishte një lojë e mirë që lojtarët e Braçës nuk e meritonin ta humbnin.

“Sinqerisht, mendoj se ne ishim superiorë. Por Madridin, nëse e fal, i ka këto gjëra për të fituar ndeshjen. Në dhomën e zhveshjes lojtarët flasin për një penallti të padhënë, por sot ne nuk humbëm për shkak të arbitrit, sepse nuk i konkretizuam rastet, edhe pse morëm një humbje të pamerituar”.

Sa i përket debatit që pati me Vinicius, Ksavi e minimizon situatën.  Trajneri sqaroi se ai i kishte thënë brazilianit vetëm se ai nuk ishte dakord me një faull ku ai thirri arbitri, por e bëri këtë “me respekt” si gjithmonë.

“E admiroj dhe e respektoj si futbollist”, deklaroi trajneri i Barçës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prishtina 01 kualifikohet në “Elite Round” të Ligës së Kampionëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.