• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitore për infarkt e Juves, Alegri: Futbolli është i pamëshirshëm! Renditja? Duhet të shikojmë vendin e pestë…

29/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fitore emocionuese e Juventusit në sekondën e fundit të shtesës përballë Veronës, në “Allianz Stadium”. Për minuta të tëra bardhezinjë e kishin kërkuar me ngulm golin, madje iu anuluan dy gola, por festa do të ndizej pikërisht kur tabela elektronike do të shënonte 90+6’. Një sukses “in extremis”, por sigurisht i merituar nga bardhezinjtë për atë që dhanë në fushë. Në lidhje me këtë përballje foli edhe trajneri Masimiliano Alegri, teksa në prononcimin e dhënë për “Sky Sport”, ai u shpreh:  

 ALEGRIIII

“Futbolli është i pamëshirshëm, ke 95 minuta për të fituar ndeshjen, dy gola anulohen dhe më pas shënon pasi topi përplaset në shtyllë. Skuadra besoi deri në fund në këtë fitore dhe e bëri atë në mënyrë të rregullt. Ken nuk e meritoi zëvendësimin, por duke parë se iu anuluan dy gola, mendova se nuk ishte vërtet nata e tij dhe e largova: jam shumë i lumtur, ai është rritur shumë dhe mund të përmirësohet ende.

Duhet parë renditja. Duhet të shikojmë vendin e pestë. Duhet të jetë një kënaqësi për të gjithë djemtë, grupi është i jashtëzakonshëm dhe edhe sonte ata dhanë gjithçka në fushë.  

Unë kam një dobësi për Jildiz, i cili ishte afër golit sapo hyri në fushë. Juventus ka një skuadër të përbërë nga lojtarë seriozë, të cilët i kuptojnë kufizimet e tyre dhe punojnë për to. 

Në këto dhjetë vite klubi ka punuar shumë mirë dhe meritat nuk janë për mua, por për sektorin e të rinjve”, u shpreh Alegri.  

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Pas pak dueli Fury-Ngannou, Ronaldo dhe Georgina zbarkojnë për ta parë meçin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.