• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, November 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Trajneri i Chelseas flet për humbjen, ka dy fjalë edhe për Armando Brojën

29/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pochettino flet për humbjen e Chelseat, ka dy fjalë edhe për Armando Brojën.

Chelsea ka pësuar një tjetër humbje, ku kësaj radhe para tifozëve të vet është mposhtur nga Brentfordi me rezultat 0-2.

I zhgënjyer nga kjo disfatë ka mbetur edhe trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino i cili ka folur pas ndeshjes duke analizuar se ku gabuan.

“Humbja është e qartë në analizë. Pas pjesës së parë duhet të kishim shënuar, krijuam raste. Ne fajësojmë veten për humbjen, nuk ishim mjaftueshëm cinikë”.

“Sigurisht, në pjesën e dytë loja ndryshoi, pësuam një gol për shkak të një gabimi dhe kjo nuk duhej të ndodhte”, tha trajneri argjentinas.

Më tej, duke analizuar problemin që kanë lojtarët e tij te realizimi i golit, Pochettino qau mungesën e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Armando Brojës, për të cilin theksoi se duhet ende kohë që të rikthehet.

“Është e qartë se ne nuk kemi realizuar gola të mjaftueshëm për momentin. Nkunku ka treguar se mund të shënojë, por është i dëmtua dhe kjo gjë nuk na ndihmon”.

“Na duhet po ashtu kohë që të shërohet Armando Broja. Jackson është i ri dhe për rrethana të ndryshme nuk ka ndikuar ende në rezultate. Dje humbëm Mudryk dhe Enzo në momentet e fundit, kemi shumë të lënduar”, tha Pochettino.

Next Post

Vjen “armiku” Lukaku, ja si u kris me Interin. Çelsi i paralajmëroi: A jeni të sigurt që ju do?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.