Tuesday, 19. May 2026
Sport

Luka Modriq zhvilloi ndaj Barcelonës ndeshjen e 500-të me Real Madridin

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madridi e mposhti Barcelonën me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.

Dy golat e fitores për madrilienët i realizoi Jude Bellingham në pjesën e dytë.

Megjithatë, vëmendjen e kësaj përballjeje e mori edhe Luka Modriq, i cili u bë lojtari më i vjetër i Real Madridit që luan në një El Clasico.

Përveç këtij rekordi, Modriq e arriti edhe një jubile, pasi zhvilloi ndeshjen e 500 për Los Blancos.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita shifrën prej 500 ndeshjesh për klubin më të madh në botë. Vërtet jam jashtëzakonisht krenar”, ka thënë Modriq.

Teilen: