Kombëtarja e Kosovën në karate në konkurrencën e femrave ka arritur një sukses të madh.
Karateistet e Kosovës kanë zënë vendin e tretë në kampionatin Botëror, duke fituar medaljen e bronztë, shkruan lajmi.net.
Në botërorin e zhvilluar në Budapest të Hungarisë, Kosova fitoi 2:0 ndaj Kazakistanit në repesazh.
Kosova në grupe mposhti Anglinë, por humbën nga Japonia.
Për këtë arsye Japonia e fitoi grupin, duke e dërguar Kosovën në repesazh, ku mposhtën Zvicrën dhe Francën.
Është ky prej sukseseve më të mëdha të karatesë kosovare deri më tani. /Lajmi.net/