• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Fitore me pasoja në “El Clasico”, Reali humb Çuamenin për një kohë të gjatë

29/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madrid nuk ka dalë plotësisht i kënaqur nga “El Clasico”, edhe pse një fitore ndaj Barcelonës në fushën e kësaj të fundit të shijon gjithmonë shumë. Madrilenët kanë lënë Katalonjën me probleme për futbollistë që kanë pësuar dëmtime gjatë sfidës dhe do të humbasin për një kohë të gjatë një nga yjet.

cuameni

Të gjithë mendonin se largimi nga fusha i Ferland Mendi ishte shqetësim i madh. Por në të vërtetë ai rezultoi të kishte vetëm ngarkesë muskulore dhe asgjë tjetër shqetësuese. Nga ana tjetër, Auerelien Çuameni, rezulton të jetë problemi i madh i Ançelotit.

Mesfushori mbylli ndeshjen rregullisht e nuk shfaqi probleme, por klubi sot bëri të ditur se ai ka pësuar frakturë në metarstasin e dytë të këmbës së majtë. Sipas mediave spanjoll, kjo nënkupton se ai do të qëndrojë larg fushave të lojës nga 6 deri në 8 javë, teksa nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Kjo është një goditje e rëndë për Ançelotin, i cili e sheh Çuamenin si një lojtar shumë të rëndësishëm në rreshtimin e skuadrës së tij, ku është futbollisti i 5 me më shumë minuta në fushën e lojës. Situata mund të kthejë përsëri Kamavinga në rolin e tij natyral, pasi ka luajtur së fundmi më shumë si mbrojtës  pikërisht për shkak se i kishte marrë vendin në mesfushë Çuameni.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ylli i Realit lëndohet, mungon dy muaj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.