Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ylli i FC Prishtinës, Albin Krasniqi mungon dy muaj pas lëndimit të pësuar ndaj SC Gjilanit

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i FC Prishtinës, Albin Krasniqi, e ka pësuar një lëndim në ndeshjen e fundit ndaj SC Gjilanit, shkruan lajmi.net.

Albini ka pësuar frakturë në këmbën e djathtë dhe pas ekzaminimeve të bëra sot, është konstatuar se do t’i mungojë fushave për rreth dy muaj, njofton faqja e klubit kryeqytetas.

“Me shpresën se do ta kalojë këtë periudhë me forcë dhe qetësi ashtu siç është në fushë, FC Prishtina duke i qëndruar afër në çdo moment, i dëshiron shërim të shpejtë. Forca Albin, të presim më të fortë!”, shkruan faqja e FC Prishtinës. /Lajmi.net/

Teilen: