Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka lënë të kuptohet se Mason Mount do të startojë në derbin kundër Manchester Cityt.
Ten Hag theksoi ‘aftësitë’ e Mount si një faktor kyç në derbin e Manchesterit të së dielës në “Old Trafford”, shkruan lajmi.net.
“Unë mendoj se në çdo herë lojë jon do të përfitonte nga Mason Mount. Unë nuk kam asnjë shqetësim për ta zgjedhur atë. Ai hyri në shumë ndeshje, ai filloi në shumë ndeshje. Në ndeshjen e fundit [kundër Copenhagës] ai nuk luajti, por patjetër ai ka aftësi të jetë shumë ndihmues kundër Cityt”, tha ai.
Mount kishte filluar çdo ndeshje të Unitedit për të cilën ai nuk ishte i lënduar që nga transferimi i tij nga Chelsea derisa iu desh të mjaftonte me një paraqitje zëvendësuese në minutën e 88-të në fitoren ndaj Sheffield United fundjavën e kaluar. /Lajmi.net/