Interi dhe Roma përballen në kuadër të javës së dhjetë në Serie A. Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Giuseppe Meazza”.
Interi është aktualisht në vendin e dytë me 22 pikë, një më pak se Juventusi dhe në rast të fitores e ka shansin të rikthehet si lideri i Seria A.
Roma po kalon një formë dhe moment të mirë, ku tria ndeshjet e fundit i ka fituar, mirëpo gjendet në vendin e tetë me 14 pikë.
Ja formacionet e ndeshjes:
Inter: Somer, Pavard, Açerbi, Bastoni, Dumfris, Barela, Çalhanoglu, Mkhitarjan, Dimarko, Turam, Lautaro.
Roma: Rui Patricio, Mançini, Lorente, Ndika, Kristensen, Kristante, Paredes, Bove, ZaleVski, Lukaku, El Sharavi.
LIVE
INTER -ROMA 0-0
15′ Rui Patricio tregohet vendimtar me ndërhyrjen me këmbë duke bllokuar gjuajtjen e Turam në zonë.
6′ Çalhanoglu trondit portën e Romës, por topi ndalet në traversë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL