Tuesday, 19. May 2026
Sport

Futbollisti shqiptar shënon gol të bukur ndaj Dinamos së Zagrebit

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi shqiptar, Indrit Tucit i kanë mjaftuar vetëm katër minuta për të shënuar në portën e gjigandëve të futbollit kroat, Dinamo e Zagrebit.

Sulmuesi shqiptar ka kaluar  në avantazh Lokomotivën e Zagrebit në minutën e katërt, ku duke përfituar nga një gabim i mbrojtësit Bulat ka marshuar drejt portës dhe i vetëm me portierin ka preferuar që me parabël ta lërë “gardianin” në vend dhe topin ta dërgojë në rrjetë.

Titullar në këtë ndeshje për Lokomotivën është edhe mbrojtësi Jon Mersinaj.

Teilen: