Tension para ndeshjes së Ligue 1 mes Olympique Marseille të Gattusos dhe Lyon të Grosso.
Jashtë stadiumit Velodrome, autobusi i ekipit vizitor u ngadalësua disa herë përpara se të bëhej objekt i një gjuajtje me gurë nga ultrasit vendas. Pjesa e djathtë e mjetit ka pësuar dëmtime më të mëdha me disa xhama të shpërthyer, tekniku i Lyon Fabio Grosso u godit dhe u largua nga autobusi i gjakosur. Një problem me sytë ka edhe zëvendësi i tij Longo ./h.ll/abcnews.al