Napoli po përballet me Milanin në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit italian.
Ndeshja që fillon nga ora 20:45 do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani po aktivohet nga minuta e parë për Napolin.
Rrahmani në minutën dytë të ndeshjes ia ka mohuar golit sulmuesit francez, Oliveier Giroud.
Napoli momentalisht renditet në pozitën e katërt me 17 pikë të grumbulluara dhe ka mundësinë t’i afrohet edhe më shumë objektivit me një fitore.
Milan në anën tjetër renditet në pozitën e tretë në tabelë me 23 pikë dhe synon fitoren pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit në “San Siro”. /Lajmi.net/