Tuesday, 19. May 2026
Sport

Goli i gjashtë në kampionat, kush është sulmuesi 22-vjeçar shqiptar?

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Dardan Shabanhaxhaj është sulmuesi shqiptar që po shkëlqen me fanellën e Murës, teksa ka arritur në shifrën e gjashtë golave në elitën e Sllovenisë. 

Ditën e sotme Shabanhaxhaj realizoi golin e vetëm për Muran  në barazimin 1-1 me Radomljen në transfertë.

22-vjeçari shënoi për 1-0 në minutën e 25-të, ndërkohë që vendasit më pas barazuan shifrat.  

Në 13 paraqitje me fanellën e Murës, Shabanhaxhaj ka regjistruar edhe dy asistime.

Mura ka 15 pikë nga 13 ndeshje dhe mban vendin e gjashtë në kampionatin e Sllovenisë. 22-vjeçari është duke ecur në hapat e Dakut që dy sezone më parë shkëlqeu te Mura, duke u konfirmuar si bomber.

Teilen: