FC Llapi ka njoftuar se në klubin e tyre ka vendosur që të investojë një biznesmen nga Bosnje Hercegovina, shkruan lajmi.net.
Biznesmeni boshnjak, Aldin Alimanovic I është bashkuar klubit nga Podujeva.
Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga faqja e klubit llapjan.
Postimi pa ndërhyrje i FC Llapit
Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë se pas bisedimeve të vazhdueshme dhe insistimit të Presidentit të klubit z. Beqir Batatina dhe Nënkryetarit z. Bahri Ademi, bordit drejtues të KF Llapi i bashkohet biznesmeni boshnjak, Aldin Alimanovic.
Presidenti Batatina dhe Nënkryetari Ademi në disa takime radhazi e kanë njoftuar Alimanovic për ecurinë dhe organizimin e klubit këtë edicion, me ambicie të qarta dhe një ekip serioz dhe konkurrues për trofe.
Aldin Alimanovic jeton dhe vepron në Zvicërr teksa është pronar i kompanisë serioze dhe shumë të suksesshme, A.A Metallbau-Planung GmbH.
Mirëpresim anëtarin më të ri të bordit drejtues të KF Llapi duke shpresuar në suksese të përbashkëta në vazhdim të edicionit.
Përpara Llapi. /Lajmi.net/