Tuesday, 19. May 2026
Sport

VIDEO/ Nuk ka fitues në “Maradona Stadio”, Napoli dhe Milan ndahen në “paqe”

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Napoli dhe Milan ka qenë një ndeshje fantastike, ku ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-2.

Gjithçka dukej tepër e thjeshtë për Milanin në pjesën e parë, pasi shkuan në avantazhin e dy golave me dopietën e Giroud dhe dominuan totalisht 45’ minutat e para.

Në të dytën, Napoli u zgjua dhe mori në dorë ndeshjen. Të kaltërit shënuan fillimisht me Politanon, ku sulmuesi anësor realizoi një gol tepër të bukur. Barazimi më pas erdhi nga një magji e Raspadorit nga një goditje e lirë nga distanca.

Sfida kishte dhe tensione, ku nuk munguan kartonat e verdhë. Me këtë rezultat, Napoli renditet në vendin e katërt me 18 pikë, ndërsa Milan në vendin e tretë me 22 pikë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat

Teilen: