Napoli dhe Milani kanë ndarë pikët pas një barazimi drithërues në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Seria A.
Pjesa e parë padyshim foli për kuqezinjtë e Piolit me protagonist Olivie Zhiru. Ai zhbllokoi sfidën në minutën e 22 dhe në të 31-ën dyfishoi shifrat. Falë sulmuesit francez, Milani i mbylli 45 minutat e para me avantazhine dyfishtë.
Ndërsa në pjesën e dytë gjithçka ndryshoi, me Napolin që barazoi shifrat. I pari që shënoi për vendasit ishte Politano dhe në të 63-ën Raspadori riktheu baraspeshën falë një supergoli.
Pas këtij rezultati skuadrat mbesin në po të njëjtën renditje, por më nga 1 pikë më shumë.
NAPOLI 2-2 MILAN
50′ Politano, 63′ Raspadori/ 22′, 31′ Zhiru
NGJARJET KRYESORE
90′ +5′ Mbyllet dueli në stadiumin Maradona.
90’+1′ Kalabria kërcen për një krosim në zonën e portës dhe realizon një goditje të mirë me kokë, topi shkon shumë larg shtyllës së djathtë.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
89′ Natan merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet me të kuq.
86′ Largohet Pelegrino, në lojë futet Florenci.
82′ Largohet edhe Politano, ka minuta për Zanolin.
80′ Dy zëvendësime nga Pioli, largohen Zhiru dhe Leao, zëvendësohen nga Okafor dhe Joviç.
77′ Zielinski largohet nga fusha, në lojë futet Angisa.
71′ Politano gjuan nga distanca, por topi pengohet nga njëri prej mbrojtësve të Milanit.
67′ Leao lëshon predhën nga buza e zonës, Meret bën një pritje mahnitëse për të ndaluar përpjekjen të fluturojë në këndin e poshtëm të majtë. (VIDEO)
63′ GOOOL NAPOLI 2-2/ Raspadori realizon një goditje dënimi të shkëlqyer duke e dërguar topin brenda shtyllës së djathtë, Menja shtanget sërish. (VIDEO)
58′ Di Lorenco gjen pak hapësirë dhe lëshon një gjuajtje në këndin e poshtëm të djathtë, Menja tregohet i vëmendshëm dhe shmang golin e dytë. (VIDEO)
57′ Leao tenton të dërgojë topin para portës, por mbrojtja kundërshtare shmang kërcënimin. (VIDEO)
50′ GOOOL NAPOLI 1-2/ Politano rrëshqet brenda zonës dhe lëshon një goditje drejt portës, e cila rezulton fatale për portierin Menja. (VIDEO)
46′ Pulisiç lë fushën e lojës për Luka Romero.
46′ Nis pjesa e dytë. 3 zëvendësime nga Napoli, largohen Rui, Rrahmani dhe Elmas. Në lojë futen Olivera, Ostigard dhe Simeone.
45’+6′ Mbyllet pjesa e parë.
45’+4′ Zhiru gjuan me roveshatë drejt portës, por goditja është e lehtë dhe topi shkon drejt e në duart e Meret.
45′ Akordohen 5 minuta shtesë.
45′ Zielinski bën një pasim të bukur te Raspadori, ai gjuan por goditja e tij nga brenda zonës shkon mbi traversë. (VIDEO)
41′ Teo Hernandez i jep asist Reijndersit brenda zonës, ky i fundit gjuan drejt portës por topi shkon në majën e traversës. (VIDEO)
31′ GOOOL MILAN 0-2/ Kalabria kroson në zonë dhe Zhirunë, francezi godet me kokë duke shënuar në këndin e poshtëm të majtë. (VIDEO)
27′ Kvara i nxjerr një top fantastik Politanos, ky i fundit gabon me shënjestrën duke goditur rrjetën e jashtme. (VIDEO)
22′ GOOOL MILAN 0-1/ Pulisiç i jep asist Zhirusë, sulmuesi godet me kokë duuke shkundur rrjetën e Meret. (VIDEO)
19′ Kalulu dëmtohet dhe largohet nga fusha, në lojë futet Pelegrino.
10′ Di Lorenco tenton të dërgojë një pasim, por kjo përpjekje bllokohet nga një mbrojtës i Milanit.
2′ Zhiru gjuan drejt portës, por gjuajtja e tij bllokohet nga Rrahmani. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL