Tuesday, 19. May 2026
Sport

Mbyllet ndeshja: Napoli tregon karakter kampioni, barazon rezultatin ndaj Milanit edhe pse ishte humbur me dy gola diferencë

GS 29/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kampionia në fuqi e Italisë, skuadra e Napolit barazoi me Milanin në kuadër të javës së dhjetë në elitën e futbollit italian.

Ndeshja e zhvilluar nga ora 20:45 do të luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”, përfudnoi me rezultat 2:2.

Olivier Giroud në pjesën e parë i realizoi dy gola për Milanin (12’, 31’), kurse Napoli i rikthye në lojë në pjesën e dytë me golat e shënuara nga Politano (50’) dhe Raspadori (63’).

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani u aktivizua nga minuta e parë për Napolin për tu zëvendësua në minutën e 46-të..

Napoli momentalisht renditet në pozitën e katërt me 18 pikë.

Milan në anën tjetër renditet në pozitën e tretë në tabelë me 24 sosh. /Lajmi.net/

 

Teilen: