Tuesday, 19. May 2026
Sport

Kështu u “dogj” Marseille: Pamje nga përplasja e ashpër mes tifozëve në Ligue 1

GS 30/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ndeshja e Ligue 1 mes Marseilles dhe Lyonit prodhoi një sërë incidentesh me protagonistë dy tifozeritë.

Incidentet nisën qysh para ndeshjes, duke vazhduar edhe gjatë takimit, me ç’rast u ndërpre edhe përballja, përcjell lajmi.net.

Tek para nisjes së ndeshjes tifozët e Marseilles demoluan disa autobusë të tifozëve mysafir.

Ata i sulmuan me mjete të forta autobusët që po bartnin tifozët e Lyonit, me policinë që ishte në vendngjarje.

Gjatë natës u publikuan një sërë videosh që tregojnë gjithë brutalitetin e tifozëve.

Kështu, u shfaq një video që tregonte autobusin që vinte drejt Veledromit duke u sulmuar nga një numër i madh i tifozerisë vendase./Lajmi.net/

Teilen: