• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vendosin gazetarët: Bellingham do ta fitojë çmimin “Golden Boy”

30/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham do të marrë çmimin “Golden Boy”, i cili i jepet lojtarit të ri më të mirë në Evropë, raporton gazeta spanjolle Marca, përcjell lajmi.net.

Kjo mirënjohje jepet që nga viti 2003 dhe fituesi i parë ishte holandezi Rafael van der Vaart.

Të gjithë futbollistët e nominuar duhet të jenë nën 21 vjeç. Çmimi është vendosur nga gazeta sportive italiane Tutosport.

Mediat spanjolle raportojnë se 95 për qind e gazetarëve kanë votuar që lojtari i Real Madridit të marrë çmimin “Golden Boy”.

Bellingham (20) do të shpallet zyrtarisht futbollisti i ri më i mirë në botë më 10 nëntor, ndërsa çmimin do ta marrë më 4 dhjetor.

Çmimi “Golden Boy” i takoi futbollistit të Barcelonës Gavi vitin e kaluar./Lajmi.net/

Next Post

Mbrëmja gala e “Topit të Artë”/ Messi “në luftë” me Haaland, sot përcaktohet fituesi i trofeut prestigjioz

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.