• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Gol nga 54 metra, Kejn nga një “planet” tjetër: Tani radhën e ka Dortmundi

30/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Bajern Mynih ka “sh kërmoqur” me shi frat e frikshme 8-0 Darmshtadin e Klaus Gjasulës. Herri Kejn ishte padiskutim protagonist në kampin vendës, teksa shënoi tripletë dhe “skaliti” rekord të ri në kategorinë e golave. Pavarësisht këtij suksesi, ekipi i Tomas Tuhelit ende pozicionohet ne vendin e dytë të Bundesligës, e përkthyer me 23 pikë.

kejn

PRONONCIMI I “VRASTARIT” KEJN- ”Unë gjithmonë vëzhgoj se ku është portieri dhe më pas i jap udhë topit. Gardiani i Darmshtadit ishte vendosur goxha lart dhe nuk e mendova dy herë goditjen drejt portës. Gola të tillë kam shënuar edhe më parë, kështu që nuk ishte diçka e re për mua. Sigurisht që jam i lumtur për tregolëshin, ama fillimisht më duhet një vend i përshtatshëm ku ta vendos.

Ekipi është në formë të shkëlqyer dhe e konsideroj veten me fat që kam mundësi të punoj me lojtarë kaq të talentuar. Mezi po e pres ballafaqimin ndaj Borusia Dortmundit. Ata po përjetojnë nisje fantastike dhe tifozërinë e kanë armë të fortë, megjithatë mentaliteti në ekipin tonë ka kapur majat. Ende pa humbje në kampionat, tregues se sa kockë e fortë janë. Pres atmosferë elektrizuese në shtëpinë e tyre.

Nuk e vë në dyshim se do të jetë takim i vështirë, por e kemi dëshmuar se jemi gati. Rreth hapësirës ku do të qëndrojë topi, ju them se ende nuk e kam një shtëpi. Aktualisht jetoj në hotel dhe do të përpiqem të gjej një zonë të rëndësishme”, përfundoi i buzëqeshur Herri Kejn.

“Pyka” angleze konkretizoi trisin e dytë të golave me rekordmenët e Gjermanisë në 9 javë kampionat, duke grumbulluar 12 gola. Askush si debutues nuk ka kapur kuotë kaq të lartë finalizimesh në këtë distancë javësh, e cila përkon me rekord në Bundesligë.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sonte ceremonia e Topit të Artë, zbulohet favoriti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.