Tuesday, 19. May 2026
Sport

Sonte ceremonia e Topit të Artë, zbulohet favoriti

GS 30/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ngjarja prestigjioze e futbollit botëror, Topi i Artë është do të zhvillohet sonte në Paris.

Lionel Messi është kandidati favorit për ta fituar Topin e tetë të Artë të karrierës së tij të jashtëzakonshme.

Çmimi prestigjioz është dominuar gjatë 15 viteve të fundit nga Messi dhe kundërshtari i tij i vjetër Cristiano Ronaldo, të cilët e kanë fituar atë 12 herë mes tyre.

Vetëm dy lojtarë të tjerë kanë fituar Topin e Artë që kur Ronaldo fitoi të parin në vitin 2008.

Luka Modriq e fitoi atë në vitin 2018 dhe Karim Benzema u kurorëzua vitin e kaluar pas një sezoni të shkëlqyer me Real Madridin.

Teilen: