Tuesday, 19. May 2026
Sport

Ky ishte reagimi i Messit kur u provokua me fanellë të Ronaldos

GS 30/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë rivalët më të mëdhenj të futbollit tash e gati dy dekada.

Duke e pasur parasysh këtë fakt, disa tifozë i kanë provokuar ata kohë pas kohe duke ua përmendur rivalin ose duke ua ofruar gjësendet që lidhen me rivalin e tyre.

E njëjta gjë i ndodhi së fundmi edhe Messit, të cilit, një tifoz i ri ia afroi fanellën e Ronaldos.

E kampioni i botës mbeti i habitur me këtë veprim të tifozit, duke e shikuar fanellën dhe më pas duke e injoruar atë, duke e vazhduar rrugën e tij.

Kjo video u bë shpejt virale dhe tifozët e Ronaldos e konsideruan si “hero” tifozin adoleshent. 

Teilen: