Piers Morgan u kthye këtë të dielë, për të sulmuar Ten Hag, pas humbjes 3-0 të Mançester Junajtid ndaj Sitit në “Old Trafford”.
Gazetari britanik, mik i Kristiano Ronaldos përmes një postimi në rrjetet sociale ka rikujtuar konfliktin mes trajnerit holandez dhe portugezit, i cili përfundoi duke e çuar këtë të fundit drejt largimit nga “Djajtë e Kuq” në nëntor të vitit të kaluar.
“Ndërsa Mançester Junajdit po poshtërohet nga Mançester Siti në shtëpi, unë thjesht doja t’ju kujtoja se Ten Hag e ‘përzuri’ Kristianon nga klubi dhe tha se nuk do ta humbiste gjumin për këtë. I njëjti Kristiano që atëherë ka shënuar 43 gola për klubin (Al Nasr) dhe Portugalinë këtë vit. Ten Hag është një mashtrim i plotë”, shkroi ai në Twitter.
As Manchester United get humiliated by City at home, a reminder that Erik Ten Hag drove @Cristiano out of the club and said he’d lose no sleep over it… and that the same @Cristiano has since scored 43 goals for club & country this year.
The guy’s a total fraud. pic.twitter.com/WY0Enki2QQ— Piers Morgan (@piersmorgan) October 29, 2023
Rikujtojmë që Junajtid renditet në vendin e 8-të me 15 pikë, në Premier Ligë, 11 më pak se lideri Totenhem.
PANORAMASPORT.AL