Tuesday, 19. May 2026
Sport

Bëhet virale kjo fotografi e Messit pasi e fitoi “Topin e Artë”  

GS 31/10/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Messi fitoi “Topin e Artë” për herë të tetë në karrierën e tij, duke shkruar kështu një tjetër rekord historik.

Ylli argjentinas është rikthyer menjëherë në Miami me presidentin e Inter Miamit, Jorge Mas.

Një foto me presidentin e klubit Jorge Mas në aeroplanin privat është bërë virale në rrjetet sociale.

Në Topin e Artë shihet edhe truproja e Messit, Yassine Chueko i cili është bërë viral për përcjelljen që i bën argjentinasit në SHBA.

Ai po qëndronte afër Messit edhe në aeroplanin privat dhe po e shikonte teksa po bënte foto me presidentin Jorge Mas.

Më vonë edhe vet Yassine Chueko shfrytëzoi rastin për të bërë një foto me argjentinasin duke e publikuar në rrjetet sociale.

Foto në fjalë është bërë virale, teksa shumë tifozë shkruajnë me shaka se Yassine Chueko nuk e lë Messin të lirë as në shtëpinë e tij.

 

Teilen: